Vazhdojnë pyetjet e Ben Emmersonit: Dëshmitari e pranon se ka cituar mediat serbe në raportet e tij

07 shtator 2023 | 11:16

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, po vazhdon edhe sot dëshminë Frederick Abrahams, nga OJQ-ja ndërkombëtare “Human Rights Watch”.

Me të nisur seanca e sotme, dëshmitari është duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Veselit, avokatit Ben Emmerson.

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka gjetur se raporti i hartuar nga Abrahams ka cituar Fondin për të Drejtën Humanitare. E Fondi sipas tij, i kishte marrë burimet nga mediat serbe.

Këtë e ka pranuar edhe vetë dëshmitari Abrahams, raporton Nacionale.

Emmerson: A do iu befasonte të dini se në disa raste kur keni përshkruar një ngjarje, ose kur keni thënë se ka ndodhur një ngjarje, kur keni cituar raportet e Fondit Humanitar, burimi i cituar nga Fodni për të njëjtën rast është media serbe. A iu befason kjo?

Abrahams: Do të doja ta shohë dokumentin.

Emmerson: Ju mund ta shikoni këtë dokument që është burimi që ju keni cituar në raportin tuaj dhe Fondi për të Drejtën Humanitare. Kemi një referencë për kidnapimin e Branko Stalitiq…burimi shihet që është media e Beogradit.

Abrahams: Është e saktë.

Emmerson: Këto janë faktet dhe janë të njëjtat si ato që pamë më herët. Branko Staliqit. Dhe mund të shikoni ku thuhet që sipas Fondit për të Drejtën Humanitare ka ndodhur kjo ngjarja. E në fund burimi është Fondi.

Abrahams: Po

Emmerson: Mjaftojnë këta shembuj për të bërë këtë pyetje. Kur keni marrë këta shembuj në raportet e mëpasshme psh në tetor 1998. Ju keni botuar raport për ndalimet dhe abuzimet ku jepni informacionin e njëjtë, keni bërë përsëritje. Ajo që duket se ka ndodhur është se burimi ka qenë media serbe. Nga media serbe shkonte te Fondi për të Drejtën Humanitare, pastaj iu e merrnit si bazë atë që ka shkruar Fondi. A e pranoni kronologjinë?

Abrahams: Me disa dallime.

Emmerson: Po iu pyes lidhur me parimet e bazës, themelimit, ku e keni burimin. Po iu them që pasyqroni diçka që në raportin tuaj del fakt, e burimi fillimisht ka qenë mediat serbe?

Abrahams: Së pari dua të di për cilën media bëhet fjalë. Sepse në punën tonë kemi bërë dallim midis mediave shtetërore. Bënim dallim mes mediave, sepse shteti kishte kontroll të fortë, dhe kishte organe të tjera mediale që ishin më të pavarura. Dua të di për cilën media?

Emmerson: Ju nuk thoni në raportin tuaj që burimi është te një media e caktuar serbe, ju thoni që ky është citmi juaj?

Abrahams: Po

Emmerson: A kishit besim në median ku ishin mbështetur ata?

Abrahams: Është prezumim, nuk është besimi im.

Emmerson: Ju e bëni si deklarim faktesh?

Abrahams: Ne kishim nivel të lartë besimi në Fondin për të Drejtën Humanitare. Unë nuk mbaj mend ndonjë bisedë që hulumtuesit apo autorët e tyre të kenë folur me ta për këtyre rasteve.

Emmerson: Juve thjeshtë i merrnit faktet që i mendoni si fakte të tyre, dhe shkruanit raportin tuaj?

Abrahams: Nuk pajtohem me deklaratën tuaj.

Emmerson: Deklarata 20 prill 2020. Aty thuhet se të gjitha hulumtimet e kryera nga Fondi Humanitar kishin një metodologji të përbashkët me atë tonën. Hulumtues të trajnuar me përvojë kanë intervistuar viktima e dëshmitarë kokë më kokë. Kur ishte e mundur kemi marrë dëshmi nga kryesit e pretenduar. Kjo është deklarata për metodologjinë e raporteve tuaja. Ne sapo pamë këtë shembull ku ajo që keni bërë nuk është asgjë tjetër veç reciklim i raporteve dhe lajmeve serbe, dhe më pas citoni veten tuaj. Me fjalë të tjera pasi kalon koha, ju nuk bëni as përfshirjen e mediave as përfshirjen e Fondit, por thoni burimi jeni ne. Ju thoni që duhen disa burime, dhe thoni që janë bërë intervista të shumta me dëshmitarët, por nga ana tjetër nuk e keni të përfshirë në raportet tuaja. Iu tregova që keni marrë burime nga mediat serbe.

Abrahams: E kam përshkruar në mënyrë të vazhdueshme se si jemi qasur kësaj pjese të raportit. Besoj që jepen 11 faqe metodologji. Kemi raportuar se sa e vështirë ishte të raportojmë për sjelljet e këqia të UÇK-së. Mandati ynë është përmbushur përmes mbledhjes të çështjeve dhe informacionit e burimeve të besueshme. Nuk është se kemi marrë burim vetëm qendrën, por edhe UNHCR apo gazetarë të tjerë. Kemi paraqitur burime të tjera në këtë pjesë. Ne besonim që kishte informacion të mjaftueshëm të këtyre burimeve për të mbështetur këto abuzime të pretenduara.

Emmerson: A është në përputhje me metodologjinë që keni përshkruar ju?

Abrahms: Është metodologji tjetër.

Emmerson: Pra deklarata nuk është e vërtetë.

Abrahms: Besoj që është përputhëse me atë që kam thënë sepse përgjithësisht kemi ndjekur këtë lloj qasje.

Emmerson: Por ti nuk thua përgjithësisht por thua gjithmonë. Pjesa që lexuat nuk e përshkruan metodologjinë ku ju keni marrë botime nga mediat serbe, nga Fondi Humanitar e citoni ju?

Abrahams: Dua të bëj një dallim, kur ne bëjmë hetime lidhur me raste të caktuara ndjekim këtë metodologji, dhe besoj që shpjegova se 11 faqet e raportit që i përmende që është ndryshe nga raportet e tjera. Ky raport për arsye që shpjegova ka pasur burime të dorës së dytë, dhe kjo shpjegon dallimin mes asaj që ju po nënvizioni.

Emmerson: Burimi që keni përdorur nga Fondi duhet të ishte i rëndësishëm?

Abrahams: Kjo i takon gjykatës ta vlerësojë.

Emmerson: Që të jemi të qartë e pranoj se ka media serbe të ndryshme. Ne këtu po flasim për atë media që keni përdorur, dhe burimi juaj ka qenë Fondi për të Drejtën Humanitare, dhe aty thuhet mediat nga Beogradi.

Abrahams: Kjo është vend gjeografik e jo përshkrim etnik.

Emmerson: Nëse vjen nga mediat e Beogradit te Fondi, është e rëndësishme të dihet gjatë vlerësimit të pretendimeve faktike, nëse është rezultat i metodologjisë që përshkruat ju, apo thjeshtë reciklim që vjen nga mediat e Beogradit?

Abrahams: Po

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqetësimet janë shfaqur në mesin e miqve të Bianca Censorit,…