Vazhdojnë talljet me ministren pasi tha izolojini shtëpitë sa nuk është bërë ftohtë

30 shtator 2022 | 08:22

Pas deklaratës së ministres Artane Rizvanolli sot në Kuvend për izolim të shtëpive, në rrjetet sociale kanë shpërthyer talljet

Ministrja Artane Rizvanolli ka folur sot në Kuvendin e Kosovës ku ka arsyetuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji.

Ajo ka thënë se si Qeveri kanë marrë disa masa për përballjen me këtë situatë derisa ka dhënë edhe disa këshilla për qytetarët.

Madje ajo bëri thirrje që qytetarët t’i izolojnë shtëpitë përpara se të ftohet moti derisa ka potencuar se duhet të ndërrohet edhe mënyra e ngrohjes, pra që të mos shfrytëzohet rryma për ngrohje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-drejtor i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në një intervistë…