Vazhdon aksioni “Brezovica”

16 mars 2022 | 10:17

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka dalë me njoftim për aksionin “Brezovica”, që është duke e zhvilluar në Shtërpcë.

Sipas komunikatës, aksioni është duke vazhduar me urdhër kontroll në objektin e komunës së strukturave paralele në Shtërpcë.

Aksioni është duke u zhvilluar nën dyshimin për veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie të ryshfetit.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Krime të Rënda në Prishtinë, është duke vazhduar aksioni ‘Brezovica’ përkatësisht, urdhër kontrolli në objektin e Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë, për shkak të dyshimit të veprave penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie të ryshfetit. Lidhur me këtë aksion i cili është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme, Prokuroria Themelore në Ferizaj do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera”, thuhet në komunikatën për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss tha se është…