Vazhdon aksioni i policisë për shkatërrimin e bimëve narkotike

25 shtator 2020 | 16:00

Policia e Kosovës në vazhdën e implementimit të planit operativ “Parandalimi i kultivimit të narkotikëve dhe kontrabandës” ka bërë identifikimin dhe shkatërrimin e disa bimëve narkotike.

Të premten në rajonin e Koshares, Policia e Kosovës gjatë zbatimit të planit operativ, në orët e para të mëngjesit ka zbuluar edhe një plantacion me të mbjella në sasi prej 212 (dyqind e dymbëdhjetë) bimë narkotike të llojit “Canabis Sativa”, me gjatësi nga një deri në tri metra.

Në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante të policisë si dhe prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Pas marrjes së mostrave, me urdhër të prokurorit kompetent të gjitha bimët narkotike janë shkatërruar (djegur) në vendin e ngjarjes.

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në luftimin dhe parandalimin e të gjitha dukurive negative që bien ndesh me ligjin.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ambientet e kazermës “Adem Jashari”, të premten është mbajtur…