Vazhdon aksioni për pastrimin dhe largimin e deponive ilegale në Prishtinë

20 prill 2022 | 20:20

Aksioni për pastrimin dhe largimin e deponive ilegale po vazhdon në të gjithë territorin e Prishtinës. Kështu ka bërë me dije kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.

“Në pjesët ku janë duke u larguar deponitë ilegale, do të shtohet inspektimi nga Drejtoria e Inspekcionit dhe do të pasojnë dënime të rënda për të gjithë ata që hedhin mbeturina në vende dhe hapësira të gjelbra”.

“Janë paraparë edhe masa të ndryshme sensibilizuese: rrethim dhe vendosje e kamerave në këto hapësira. Gjithashtu, në disa lokacione është paraparë edhe vendosja e ulëseve, verandave dhe mbjellja e drunjëve dekorativ. Qytetarë të dashur, ju lus që ta ruajmë ambientin!”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav…