Vazhdon drama në Speciale të Hagës: Dëshmitari ka përdorur citimet e mediave serbe

07 shtator 2023 | 10:35

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, po vazhdon edhe sot dëshminë Frederick Abrahams, nga OJQ-ja ndërkombëtare “Human Rights Watch”.

Me të nisur seanca e sotme, dëshmitari është duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Veselit, avokatit Ben Emmerson, raporton “Epoka e re”.

Avokati Emmerson gjatë seancës së sotme gjyqësore gjen se dëshmitari i 22-të i Prokurorisë në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Frederic Abraham nga Human Right Watch, ka përdorur citimet e mediave serbe në raportet e tij.

Emmerson duke marrë në pyetje dëshmitarin tha se përshkrimi i ngjarjeve në raportin e 1998-s është përdorur duke iu referuar të dhënave nga mediat e Serbisë.

Avokati Emmerson ka parashtruar pyetje të njëpasnjëshme për dëshmitarin. Ai ka pyetur atë nëse këto ngjarje që janë përshkruar në raport janë prezantuar duke qenë i pranishëm në vendngjarje.

Emmerson duke lexuar raportin e “Human Rights Watch” thotë se po shoh se keni cituar mediat serbe, ato shtetërore se masakra e familjes Deliaj ishte krim i inskenuar.

Gjithashtu avokati thotë se në raport keni përshkruar se keni intervistuar edhe mediat e pavarura në serbi, Beta e radio B52…

Avokati ka pyetur dëshmitarin se nga e ka vlerësuar besueshmërinë e këtyre burimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NASUF TAHIRI, shpall te pavleshme diplomen e shkolles se mesme…