Vazhdon ‘gjahu’ në Turqi, arrestohen 40 të dyshuar për lidhje me FETO-n

24 janar 2020 | 12:11

Policia turke sot ka arrestuar 40 ish-policë për lidhje të pretenduara me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndroi pas përpjekjes për grusht shteti në vitin 2016, theksuan burime të sigurisë.

Pjesëtarët e dëbuar të policisë u arrestuan në provincat Konya, Gaziantep, Kayseri, Adiyaman, Adana, Trabzon, Yozgat, Bursa dhe në kryeqytetin Ankara.

Gjithsej 50 të dyshuar, përfshirë katër shefa policie, u kërkuan si pjesë e hetimit në rrjetin klandestin të FETO-s në forcat e policisë.

Policia vazhdon kërkimin për të dyshuarit e mbetur.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 251 njerëz të martirizuar dhe afro 2.200 të plagosur.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për rrëzimin e shtetit përmes infiltrimit në ushtrinë, policinë dhe gjyqësorin e Turqisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabetha e Dytë, e ka…