Vazhdon greva në arsim

15 janar 2019 | 10:41

Institucionet arsimore në Kosovë kanë hyrë në ditën e dytë të grevës së përgjithshme me kërkesën rritjen e pagave në të gjitha nivelet arsimore.

Mësimdhënësit po kërkojnë që të ngritën koeficientet e parapara në projektligjin e pagave për punonjësit arsimorë dhe të kulturës, të barabartë me sektorët tjerë që janë nëpunës të shërbyesve publikë ose ngritje koeficienti për punonjësit e arsimit së paku 30 për qind.

Këshilli Qendror Grevist i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, ka paralajmëruar vizitë te mësimdhënësit grevistë në disa institucione arsimore në vend.

Në Kosovë, të hënën zyrtarisht është dashur nis gjysmë vjetori i dytë në institucionet para universitare pas pushimit dimëror.

Sipas të dhënave zyrtare në Kosovë, rreth 370 mijë është numri i nxënësve në institucionet e arsimit para-universitar, kurse 110 mijë është numri i përgjithshëm i studentëve. Ndërkaq numri i mësimdhënësve në nivel vendi llogaritet të jetë rreth 23 mijë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në përvjetorin e 20-të,…