Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Mitrovicë

19 prill 2022 | 14:00

Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Mitrovicës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë vazhduar me aksione në lirimin e hapësirave publike.

Kështu, inspektorët komunalë në kuadër të planit të punës edhe përgjatë ditëve të vikendit kanë iniciuar aksione në rrënimin e ndërtimeve pa leje në lagjen “Iliridë”, respektivisht në rrugën “Bajram Curri”, në Mitrovicë.

Me këtë rast, drejtori i Inspekcionit, Valon Brahimi, ka theksuar se aksionet e tilla, të cilat kanë për qëllim lirimin e hapësirave publike do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Si Drejtori e Inspekcionit vlerësojmë se mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i qytetarëve është shumë i rëndësishme, njëkohësisht apelon tek të gjithë qytetarët dhe subjektet afariste që ti respektojnë dispozitat e ligjeve në fuqi”, ka thënë Brahimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se…