Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Skenderaj (Foto)

26 korrik 2019 | 16:26

Komuna e Skenderajt nëpërmjet Drejtorisë së Inspektoratit, ka vazhduar me aksionin e lirimit të hapësirave publike në qytetin tonë.

Me këtë rast janë rrënuar rreth 25 garazhe në hapësirën afër institucionit parashkollor “Nëna Zahide”, pesë të tilla afër banesave sociale, për të vazhduar më pas edhe dhjetë të tjera në afërsi të gjimnazit “Hamëz Jashari”.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook” ka thënë se shfrytëzimi i hapësirave publike në këtë komunë do të bëhet vetëm konform normave ligjore.

“Veprimet e radhës të Komunës, gjegjësisht Drejtorisë së Inspektoratit, që synojnë kthimin në normalitet dhe lirimin e hapësirave publike të cilat për vite më radhë janë shfrytëzuar shkel e shko. Aksioni i sotëm, që s’është fushatë e drejtuar nga askush, por punë e përditshme, për të mbrojtur hapësirat publike që zaptohen padrejtësisht, është zhvilluar tek pjesa afër çerdhes ‘Nëna Zahide’, në një hapësirë që kanë qenë të ndërtuara rreth 25 garazhe, 5 të tilla tek banesat sociale, për të vazhduar më pas edhe 10 të tjera në afërsi të gjimnazit ‘Hamëz Jashari’. Kësisoj, askujt nuk do t’i mohohet e drejta e garantuar që të shfrytëzojë apo vendosë objekte në hapësirat publike, por vetëm duke iu nënshtruar procedurave dhe rregullave që janë përcaktuar me ligj”, ka shkruar Jashari.

/Epoka e re/

Image may contain: 1 person, sky and outdoorImage may contain: sky, tree and outdoorImage may contain: house, sky, tree and outdoorImage may contain: sky, tree and outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës (ACC) ka bërë me…