Vazhdon mbledhja e PDK-së, vetëm një pikë në rendin e ditës

07 maj 2025 | 17:03

Ka nisur takimi i Partisë Demokratike të Kosovës, ku mes tjerash pritet që të diskutohet edhe propozimi i kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për një qevei të tranzicionit.

Kryesia e PDK-së tashmë ka arritur në zyrat e këtij subjekti politik, ndërsa Nacionale ka parë edhe rendin e ditës.

Aty thuhet shkurt: “Diskutim rreth aktualitetit politik”. Theksojmë se deri më tani vetëm Partia Demokratike e Kosovës s’e ka dhënë qëndrimin mbi këtë ide, ndërsa pritet ta bëjë një gjë të tillë përmes një komunikate për media pas përfundimit të takimit.

Lëvizja Vetëvendosje në anën tjetër e ka refuzuar, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka mirëpritur këtë propozim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksion antidrogë i policisë në Sarandë ka zbuluar se…