Vazhdon mirëmbajtja e parkut rekreativ “Te pishat” në Sllatinë

05 korrik 2020 | 17:02

Ka disa ditë që ekipet mobile të komunës së Fushë Kosovës dhe KRP “Pastrimi” janë duke u marrë me pastrimin e hapësirave të Parkut Rekreativ “Te Pishat” në Sllatinë.

Komuna përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se mbeturina të shumta të hedhura vend e pa vend nga qytetarët po ndikojnë në një pamje jo të mirë të këtij kompleksi shumë atraktiv dhe ndër të paktët në këtë regjion.

“Andaj edhe kërkesa e shërbimeve përkatëse komunale është që qytetarët ti mirëmbajnë këto hapësira dhe mbeturinat ti hedhin në vendet e caktuara dhe jo në sipërfaqet e gjelbërta. Gjithashtu luten qytetarët që të mos i dëmtojnë ulëset, rekuizitat e ndryshme sportive si dhe pajisjet e lojërave për fëmijë”, thuhet në njoftimin e komunës së Fushë Kosovës.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka bërë me…