Vazhdon moti jostabil edhe gjatë ditëve të fundit të majit

28 maj 2023 | 12:06

“Prishtina Weather” ka njoftuar se vazhdon mot jostabil edhe gjatë ditëve të fundit të majit, por dhe ditëve të para të qershorit.

Do të ketë rrebeshe shiu me bubullima, kryesisht orëve të pasdites.

28.05.2023 – Mot jostabil do të na përcjell edhe në ditët e fundit të majit, dhe ato të para të muajit qershor. Orëve të para të ditës do të ketë intervale me diell, më të shumta ditën e premte, derisa orëve të pasdites gjithnjë priten mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima. Të mërkurën paraqiten kushte për më shumë vranësira dhe të reshura që nga orët e mëngjesit.
Në aspektin termik mbetet mot i ngrohtë, me minimale që zbresin deri në 12C e 13C, e maksimalet luhaten ndërmjet 20C e 23C.
Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.
29.05 – Intervale me diell e vranësira. Pasdite më vonë mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.
30.05 – Vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.
31.05 – Kryesisht me vranësira dhe riga lokale orëve të para të ditës, ndërkohë që pasdite priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.
1.06 – Paradite intervale me diell, e pasdite mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.
2.06 – Më shumë intervale me diell. Pasdite me mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

Era do të fryjë kryesisht nga lindja dhe verilindja e lehtë dhe mesatare 3-9m/s.

Shtypja atmosferike luhatet kryesisht përreth vlerave normale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Komunës së Mamushës, Arif Bütüç.…