Vazhdon operacioni ‘’Subvencioni 2021’’, arrestohen edhe 9 persona që dyshohet se dhanë ryshfet për të marrë subvencione

25 shkurt 2021 | 17:27

Policia e Kosovës po vazhdon operacionin ‘’Subvencioni 2021’’, ku sot janë arrestuar edhe nëntë (9) persona tjerë të dyshuar për përfshirje në veprime të kundërligjshme.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate nga Policia e Kosovës. “Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente në vazhdën e realizimit të Planit Operativ ‘’Subvencioni 2021’’, edhe sot kanë ndërmarr veprime tjera operative dhe hetimore që ndërlidhen me rastin dhe gjatë operacionit janë arrestuar edhe nëntë (9) persona të tjerë. Bazuar në hetimet e zhvilluara ekzistojnë dyshime të bazuara se personat e dyshuar përmes dhënies së ryshfetit kanë arritur që të marrin subvencione nga Ministria e Bujqësisë”, thuhet në komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për divorc nga reperi…