Vazhdon operacioni ‘Tempulli 2’ në Tiranë, policia ndalon 75 persona

04 shkurt 2024 | 14:31

Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2” , policia në Tiranë ka prangosur një 36-vjeçar, kështu duke e çuar në 75 numrin e të ndaluarve.

“Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram “heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro dhe 630 paund”, ka njoftuar Policia e Shtetit.

Është bërë me dije se është duke vazhduar puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

“Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, ka njoftuar policia.

Megaoperacioni Tempulli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për dy vjet të gjatë nuk pajtohej dot me faktin…