Vazhdon pastrimi i kryeqytetit nga deponitë ilegale të mbeturinave

19 tetor 2023 | 19:01

Drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, së bashku me ekipen e tij të enjten ka vazhduar pastrimin e lokacionit të radhës nga mbeturina te Dukagjini Center.

Përveç largimit të mbeturinave ai paralajmeroi se tani ky lokacion do të përfshihet në projekte të reja të cilat kanë për qëllim shkarkimin e segmentit rrugor “Tirana” dhe “Bill Klinton”.

“Lokacionin e pastruar nga deponia ilegale te Dukagjini Center, tani do t’a përfshijmë në projektet e reja, konkretisht për hapjen e rrugëve për qarkullim. Sektori i mobilitetit, bazuar në analizat e vazhdueshme për zgjidhjen e ngarkesës së trafikut, në këtë hapësirë do të mundëson kyçjen e automjeteve dhe shkarkimin e segmentit më të ngarkuar rrugor Tirana dhe Bill Klinton. Kështu, do të realizohet çasje nga rruga e Hekurudhës, me kyqëzim me rrugën Lidhja e Pejës, ku do të ketë lidhje të veçantë në drejtim të Fushë Kosovës”, ka shkruar Musliu në profilin e tij në “ Facebook”.

Përveç largimit të mbeturinave Drejtoria e Shërbimeve Publike në vazhdimësi është duke investuar edhe në ndriqimin publik nëpër rrugë të kryeqytetit si dhe në mirëmbajtjen e liftave në banesat kolektive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sinjali ka raportuar sot për arrestimin dhe ndalimin e ish-miss…