Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

21 shkurt 2024 | 08:17

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon  procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Të matën në këtë proces ka dëshmuar dëshmitari i 45-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin Ë04576, Hajrush Kurtaj, në gjykimin ndaj Hashim Thaci, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Ky dëshmitar dëshminë e tij e pati filluar me 1 shkurt.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dje ka përfunduar dëshminë e tij dëshmitari i i 46-të i ZPS-së në me kodin Ë00498, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ai është ballafaquar me dëshmitë e tij dhe të nënës së tij lidhur me pretendimin për pjesëmarrjen e Jakup Krasniqit në ish-stacionin e policisë në Malishevë dhe marrjen e nënës së tij në pyetje.

Pyetje për këtë dëshmitar nuk patën avokatët tjerë mbrojtës dhe nuk kishte kundërpyetje nga ZPS. Por, disa pyetje i parashtroi gjyqtari Christoph Barthe.

Ndërsa, administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), ka marrë vendim që në vend të Gregory Kehoe, si kryembrojtës të Hashim Thaçit ta emërojë avokatin Luka Mishetiq.

Në pajtim me urdhrin e Trupit Gjykues në çështjen Thaҫi dhe të tjerët, për të cilin informuam javën e kaluar, Administratorja e DHSK-së ndërpreu shërbimet e Gregori Kihou dhe Xho Rider si mbrojtës të Thaçit  dhe emëroi Luka Mishetiqin si kryembrojtës të ri të të akuzuarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje në Prishtinë për herë të parë ka nisur vaksinimi…