
Vazhdon projekti “Ecim me policinë”
22 mars 2023
| 15:15
Policia Rajonale e Ferizajt në bashkëpunim me Sektorin e Rinisë nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Ferizajt, OJQ-në “Kuvendi i të rinjve të Ferizajt” në kuadër të projektit “Ecim me policinë” realizoi aktivitetin e tretë “Ecim me policinë”, i cili u mbajt sot nga ora 10:00.
Ecja së bashku me policinë filloi nga stacioni i policisë në Ferizaj e deri te Parku i Lirisë, ku u zhvilluan disa aktivitete nga të rinjtë.
Ky projekt do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.