Vazhdon protesta e studentëve në Tiranë

11 dhjetor 2018 | 11:53

Mijëra studentë nga e gjithë Shqipëria po protestojnë në ditën e shtatë pa nderprerë, duke këmbëngulur në përmbushje të plotë të kërkesave të tyre.

Ata kanë marshuar në kryeqytetin shqiptar, si dhe në vendet tjera të Shqipërisë, edhe pas thirrjeve të institucioneve për të dialoguar.

Studentëve të Universiteteve të Shqipërisë u janë bashkuar edhe disa gjimnazistë të cilët kanë bojkotuar mësimin në simbol solidariteti me studentët.

Përmes këtyre protestave, studentët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre që lidhen me koston e lartë të studimeve në Universitetin publik dhe cilësinë e arsimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportohet se pirja e alkoolit para kanabisit nuk është ide…