Vazhdon realizimi i projekteve infrastrukturore në Fushë Kosovë

08 nëntor 2020 | 15:22

Komuna e Fushë Kosovës ka bërë me dije se në Sllatinë të Madhe janë duke vazhduar punimet në rregullimin e trotuarit, hapësirave të gjelbëruara dhe zgjidhjen e problemit të ujërave atmosferike.

Kryetari i kësaj komune, Burim Berisha së bashku me mbikëqyrësit e projektit ka dalë në vizitë tek të gjitha punimet që janë në realizim e sipër.

Rregullimi i infrastrukturës është duke vazhduar në Fushë-Kosovë dhe në fshatra, ku kryetari Berisha ka thënë se do të vazhdojë të jetë pranë qytetarëve në zgjidhjen e problemeve të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Mitrovicës ka vazhduar me realizimin e projekteve kapitale…