Vazhdon rënia e çmimit të naftës

16 gusht 2022 | 12:16

Mimi i naftës ka rënë në nivelin më të ulët që pas nisjes së luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.

Ulja e fundit e ka shtyrë naftën bruto brent në një nivel prej 92,78 dollarësh në bursë, vlera më e ulët që përpara se Vladimir Putin të urdhëronte fillimin e pushtimit në Ukrainë.

Rënia e madhe e çmimit të naftës të këtë të hënë përputhet saktësisht me nivelin më të ulët të mëparshëm pas pushtimit, i cili u arrit më 5 gusht.

Çmimi i Brent arriti kulmin më 7 mars në 139,13 dollarë, kur nisën shqetësimet për furnizimet nga Rusia.

Çmimi qëndroi mbi 100 dollarë për shumicën e kohës që atëherë, një nivel i parë rrallë në histori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata Krimet e Luftës në Gjakovë, ka dorëzuar të martën…