Vazhdon rritja e çmimeve në të gjitha produktet

11 maj 2022 | 15:10

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin prill 2022.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit në muajin prill ka qenë 1.5 për qind.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1.5 për qind në muajin prill 2022, krahasuar me muajin mars 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.2 për qind); mish (3.6 për qind); qumësht, djathë dhe vezë (0.9 për qind); vajra dhe yndyra ushqimore (15.6 për qind); pemë (1.5 për qind); perime (5.4 për qind); sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira (2.0 për qind); prodhime të ndryshme ushqimore: salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (2.2 për qind); kafe, çaj dhe kakao (0.8 për qind); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.6 për qind); pije alkoolike (5.4 për qind); gaz (10.8 për qind); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (2.6 për qind); pajisje shtëpiake (2.0 për qind); qelqurina, takëme dhe mjetet e kuzhinës (1.7 për qind); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (1.3 për qind); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1.7%); blerje e automjeteve (1.3 për qind); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (2.7 për qind); shërbime për transport (3.9 për qind); shërbime hoteliere (1.4 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.7 për qind në IHÇK”, ka njoftuar ASK-ja.

Sipas ASK-së, ka pasur rënie të çmimeve vërehet tek energjia. “Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: energji elektrike (-7.3 për qind) (për shkak të rënies së konsumit (shpenzimeve) të energjisë elektrike në muajin prill krahasuar me muajin mars (2022) me një ndikim prej (-0.2 për qind) në IHÇK. Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin prill 2022 me muajin prill 2021 ishte 11.2 për qind”, ka njoftuar ASK-ja.

Më tutje, ASK-ja ka njoftuar se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 11.2 për qind në muajin prill 2022, krahasuar me muajin prill 2021.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (24.3 për qind); mish (13.5 për qind); qumësht, djathë dhe vezë (21.7 për qind); vajra dhe yndyra ushqimore (51.3 për qind); perime (13.8 për qind); sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira (15.9 për qind); prodhime të ndryshme ushqimore, si salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (11.6 për qind); kafe, çaj dhe kakao (13.6 për qind); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (5.9 për qind); duhan (4.8 për qind); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (8.2 për qind); energji elektrike (17.6 për qind  – (ngritja e çmimit të energjisë elektrike është për shkak se në periudhën janar – maj 2021 ishte për 0,0061 cent më e lirë sipas Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike Covid -19 Nr. 07/L-016 neni 15), ndërsa në muajin prill 2022 ka pasur rënie të konsumit, gjegjësisht shpenzimeve të energjisë elektrike për (-7.3 për qind); gaz (42.2 për qind); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (22.0 për qind); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (4.2 për qind); pajisje shtëpiake (8.4 për qind); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (9.9 për qind); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (7.4 për qind); blerje e automjeteve (6.8 për qind); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (6.2 për qind); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (38.8 për qind); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (9.9 për qind); shërbime për transport (11.1 për qind); shërbime hoteliere (9.7 për qind); kujdes personal (5.0 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 11.6 për qind në IHÇK. Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-11.5 për qind); veshje (-1.1m për qind); këpucë (-2.9 për qind), me një ndikim prej (-0.4 për qind) në IHÇK”, ka njoftuar ASK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…