Një i vdekur dhe 14 raste të reja me Covid në Kosovë

11 maj 2022 | 15:06

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, nga 670 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.

Të mërkurën janë shëruar edhe 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.675.

Në total numri i rasteve aktive me Covid është 350.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 10 maj, rreth…