Vazhdon seanca e mbyllur për Pjetër Shalën

09 qershor 2023 | 11:14

Në rastin e Pjetër Shalës është duke vazhduar dëgjimi i dëshmitarit të shtatë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale.

Intervistimi po zhvillohet në kuadër të seancës private, ku dëshmia e tij po jepet në seancë të mbyllur ashtu siç ka ndodhur edhe me dëshmitarët e mëparshëm.

Sidoqoftë, pasi të mbarojë dëshmimi, trupi gjykues ka bërë të ditur që kjo dëshmi do të transkriptohet dhe të publikohet pas rishikimit.

Shala po qëndron në Hagë për mbi dy vjet, pasi që ishte arrestuar në mars të vitit 2021 dhe qe dërguar në Hagë në prill të po atij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikani gjerman, Reinhard Butikofer, i cili është deputet i Parlamentit…