Vazhdon shitja e biletave për ndeshjen Feronikeli – Prishtina

19 maj 2019 | 12:04

Klubi i Feronikelit ka njoftuar se ka mbetur edhe një sasi e kufizuar e biletave për ndeshjen e sotme që klubi nga Drenasi e zhvillon ndaj Prishtinës.

Sot edhe vendoset titulli i kampiones në elitë për edicionin 2018/2019.

Sipas njoftimit, deri në ora 12:00, biletat janë shitur në pikën e zakonshme Restorant “Dijamant”, në Drenas, kurse pas orës 12:00 do të vazhdojë shitja e tyre edhe para dyerve të stadiumit.

“Lusim shikuesit që të vijnë me kohë në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’, pasi që dyert e stadiumit mbyllen një orë para fillimit të ndeshjes, pra në orën 15:00”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Feronikelit.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj dhe Thomas…