Vazhdon shpërndarja e farës dhe plehut kimik për mbjelljet vjeshtore në Malishevë

15 tetor 2020 | 14:46

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nga pika shpërndarëse e farës dhe plehut kimik për 549 bujq,  është njoftuar nga drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Murat Hoxha, për ecurinë  punës e cila ka shkuar sipas planifikimit  dhe dinamikës që  po vazhdon  edhe në ditën e katërt të shpërndarjes së farës dhe plehut kimik për mbjelljet vjeshtore.

Me këtë rast, kryetari Begaj është zotuar se do të vazhdojë t’i mbështesë bujqit malishevas. “Kam gatishmërinë e qeverisë komunale, për përkrahje të vazhdueshme për të gjithë bujqit dhe fermerët e Komunës së Malishevës, jo vetëm për mbjelljet vjeshtore, por do të ndihmohen edhe për të gjitha degët e bujqësisë, blegtorisë, bletarisë si dhe me pajisje të mjeteve të punës edhe në të ardhmen, sepse Malisheva është një rajon bujqësorë dhe vetëm me punë e përkushtim do ta rrisim mirëqenien tonë dhe zhvillimin ekonomik’”, ka thënë Begaj. Ky projekt  financohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci  të enjten ka…