Vdekja e 23-vjeçarit shkakton kaos në Belgjikë

14 janar 12:04

Qindra njerëz protestuan në Bruksel të mërkurën në mbrëmje për vdekjen e një 23 vjeçari të arrestuar nga policia në fundjavë.

Makina e mbretit Philippe u godit nga protestuesit ndërsa kalonte nëpër zonë dhe një stacion policie u dogj gjatë protestës e cila shkaktoi kaos nëpër rrugët e qytetit.

Sipas të dhënave të policisë disa persona u arrestuan, ndërsa katër oficerë policie u plagosën.

Policia tha se rreth 500 njerëz u mblodhën të mërkurën afër rajonit të policisë në veri të Brukselit për vdekjen e një personi të identifikuar nga media belge si Ibrahima B.

Ibrahima B u arrestua të shtunën në mbrëmje pasi kishte ikur nga policia që po kontrollonte grupe të dyshuar për shkeljen e masave anticovid.

Zyrtarët thonë se ai humbi ndjenjat pasi u dërgua në rajonin e policisë dhe u transportua në spital , ku vdiq një orë pas arrestimit.

Arsyet për vdekjen e tij janë ende të paqarta, por organet mbikëqyrëse të policisë kanë hapur hetimin për zbulimin e ngjarjes, sipas zyrës së prokurorit publik të Brukselit.

Të mërkurën pasdite protestuesit marshuan drejt një stacioni policie në qendër duke kërkuar të vërtetën në lidhje me vdekjen, para se protesta të kalonte në dhunë.

Ministrja e brendshme, Annelies Verlinden ka dënuar ngjarjet e së mërkurës si “krejtësisht të papranueshme” dhe u përpoq të siguronte publikun mbi hetimin.

“Ne do ta ndjekim çështjen dhe do të marrim hapat e nevojshëm për të dënuar gjithashtu sjelljen e pahijshme nga policia,” tha Verlinden, duke shtuar se dhuna wshtw e pajustifikueshme. “Por sot, nuk ka arsye për ta bërë këtë dhe dhuna është e pajustifikueshme”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inaugurimi i Joe Bidenit si president i Shtetetve të Bashkuara…