Vdekja e Astrit Dushit, AGK: Ishte profesionist i fushës së mediave dhe zë i njohur i radios
30 prill 2026
| 20:12
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me pikëllim të thellë lajmin për ndarjen nga jeta në moshën 55-vjeçare të Astrit (Agron) Dushi, një profesionist i përkushtuar i fushës së mediave dhe një zë i njohur i radios në Kosovë.
AGK i ka shprehur ngushëllime familjes së Astrit Dushit.
“Gjatë karrierës së tij, ai ka dhënë kontribut të çmuar në disa media, përfshirë Klan Kosova FM, Radio KFOR, Radio Prishtina dhe Radio Paper, duke lënë gjurmë të rëndësishme në zhvillimin e gazetarisë radiofonike në vend.Në këto momente, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij. Kujtimi për të dhe puna e tij do të mbeten gjithmonë pjesë e vlefshme e medias në Kosovë”, thuhet në postim.
Postimi i plotë:



