Vdekja e Fadil Syleviqit, reagon mbesa e Hafir Shalës

16 janar 2021 | 10:17

Policia e Kosovës dje ka konfirmuar se është gjetur i vdekur ish-pjesëtari i Policisë, Fadil Syleviqi.

Pas vdekjes së Syleviqit ka reaguar mbesa e ish-mjekut të UÇK’së, Sebahate Shala.

Ndaj  të ndjerit kishin rënduar akuza publike si bashkëpunëtor i regjimit serb nga familja e gazetares Shala e cila tashmë jeton në ShBA.

Kjo familje akuzonte aso kohe Syleviqin për zhdukjen e doktorit të UÇK-së, Hafir Shala.

Sebahate Shala në llogarinë e saj në “Facebook” ka treguar se i ndjeri Syleviq në vitin 1998 kishte arrestuar Hafir Shalën dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, dhe e kishte dorëzuar në ndërtesën e SUP-it në Prishtinë.

“Dihet publikisht që Suleviq e kishte arrestuar axhën në prill të vitit 1998, duke e ndare atë nga dy bashkudhëtarët dhe dëshmitaret, Hetem Sinani dhe Shaban Neziri, dhe e kishte dorëzuar në ish-ndërtesën e SUP-it në Prishtinë. Hetemi dhe Shabani ishin liruar pas 6 orësh, axha jo. Ata kanë dëshmuar se i kishin dëgjuar britmat e Bacit Fil si pasoje e torturës se ushtruar ndaj tij. Që nga atëherë, asgjë nuk dihet për fatin e tij”, ka shkruar mes tjerash Shala.

https://www.facebook.com/sebahate.shala/posts/10223882975437956

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mauricio Pochettino është infektuar me COVID-19. Lajmi u njoftua nga…