Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

16 dhjetor 2020 | 20:00

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në qendër të Prishtinës.

Nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se rreth orës 18:40 është pranuar informata se një person është hasur i shtrirë në tokë në rrugën ‘Mark Isaku’.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ku më pas është konfirmuar se personi është pa shenja jete.

“Rreth orës 18:40 kemi marrë informatë se një person është hasur i shtrirë në tokë në rr.”Mark Isaku”. Njësia policore ka dalë në vendngjarje  dhe ka ftuar edhe ekipin e mjekëve emergjent me ç’rast është konfirmuar se personi është pa shenja jete. Personi është i gjinisë mashkullore, rreth 60 vjeç”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai shtoi poashtu se aktualisht ka filluar hetimi për rrethanat që e karakterizojnë këtë ngjarje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Ilir Ferati, ka deklaruar se ky subjekt…