Ferati: LDK-ja do ta kthejë pushtetin në Podujevë

16 dhjetor 2020 | 18:50

Deputeti i LDK-së, Ilir Ferati, ka deklaruar se ky subjekt do ta kthejë pushtetin në Podujevë.

“Llapjanët pas 8 muajve do ta kuptojnë që VV vetëm kishte propagandë, LDK do ta kthej pushtetin atje Lëvizjet e fundit në partitë politike ka bërë për këtë perceptim. Por, qytetarët në Podujevë kanë shansin ta shohin se propaganda e Vetëvendosjes me tërë atë makineri ishte vetëm një mashtrim dhe nuk është ashtu siç u deklaruan këta gjatë zgjedhjeve. Jam i bindur pas 8 apo 9 muajve podujevasit do ta kuptojnë se VV ka mashtruar dhe do t’i kthehen partisë së tyre që i ka qeverisur deri tash atje”, u shpreh ai. /Kosova.info/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Joachim Rucker, ish-kryetar i Bordit të AKM-së gjatë vitit 2005-2006,…