Vdes arsimtari dhe veterani i UÇK-së Xhevdet Berisha

04 dhjetor 2022 | 11:00

Sot ka ndërruar jetë arsimtari nga Peja, Xhevdet Berisha. Lajmin për ndarjen nga jeta të Berishës e kanë bërë familjarët.

Derisa me anë të një postimi në “Facebook”, ka reaguar edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha, i cili e ka vlerësuar lartë kontributin e Xhevdetit në arsim, por edhe në çlirimin e vendit.

“Lajm i hidhur ketë mëngjes. Paska kaluar në përjetësi Xhevdet Berisha veteran i UÇK-së, arsimtar, pedagog dhe njeri me virtyte të larta njerëzore. Ngushëllime familjes dhe gjithë atyre që e njohën Xhevdetin. Shpirti yt pushoftë në paqe!”, ka shkruar Berisha.

Kontributi i profesor Berishës në edukimin e brezave ka qenë i madh.

Ai ka qenë për një kohë të gjatë edhe drejtor i shkollës fillore “Rilindja” në Trestenik, derisa ka qenë mësimdhënës edhe në Shkollën e Mesme Teknike në Pejë.

Në luftën çlirimtare, Xhevdeti la ditarin në shkollë dhe iu bashku Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të çliruar atdheun nga okupimi serb.

Varrimi i tij bëhet sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Ruhot të komunës së Pejës.

Mund të jetë një imazh i 1 person

/Veton ZYMBERI/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se serbët nga…