Vdes burri nga Podujeva që ditë më parë u rrokullis me traktor

03 korrik 2022 | 10:21

Ka vdekur personi i cili ishte rrokullisur ditë më parë me traktor, në fshatin Brainë të Podujevës, njofton policia.

Sipas policisë pas marrjes së lëndimeve të rënda nga rrokullisja viktima është dërguar në QKUK.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Ngjarja kishte ndodhur më 24.06.2022.

“Lidhur me rastin, nga QKUK është njoftuar se viktima mashkull kosovar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, bënë të ditur policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Drejtësisë ka publikuar listën e kandidatëve të cilët…