Vdes edhe një person në aksidentin në Klinë

03 shtator 2018 | 22:24

Ka ndërruar jetë gruaja e dytë pas aksidentit në Klinë, që ka ndodhur në fshatin Dush.

Dy fëmijë janë më gjendje të rëndë, nëna e tyre na ndërruar jetë ne vendin e ngjarjes, ndërsa sapo ka ndërruar jetë edhe gruaja e dytë që ishte në veturë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra ka thënë për “Kosovapress” se aksidenti ka ndodhur në ora 18:48 në fshatin Dush të Klinës, në vendkalimin e trenit, i cli është ndeshur me një automjet “Mercedes”, i cili ka pasur disa udhëtar brenda.

“Fillimisht u është dhënë ndihma e parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë dhe pastaj janë dërguar në Qendrën e Shëndetësore në Pejë, ku është konstatuar vdekja e një femre e moshës 39 vjeçare. Për shkak të gjendjes së rëndë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, janë dërguar në QKUK, njëri është 7 vjeçar dhe 5 vjeçar”, ka thënë Ibra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës njëherit kryetar i LDK-së Isa Mustafa, është…