Vdes Fadil Durguti, kryetari Latifi ngushëllon familjen e tij

19 shkurt 2022 | 00:09

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka njoftuar se ka vdekur kryetar i Sindikatës së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës dhe i të Moshuarve të Komunës së Rahovecit, Fadil Durguti.

Njoftimi i plotë i Larifit:

Ikja nga kjo jetë e Fadil Durgutit, Kryetar i Sindikatës së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës dhe i të Moshuarve të Komunës së Rahovecit, na la të gjithëve të pikëlluar.

Fadil Durgutin e njihja nga afër, kishim një bashkëpunim të mirë, ishte i urtë e punëtor i palodhur, edhe pse në moshë të shtyrë, ishte aktiv e shumë i angazhuar për të drejtat e pensionistëve dhe për të moshuarit.

I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta Familjes Durguti për humbjen e madhe, me rastin e vdekjes së kryefamiljarit.

U kujtofshin gjithmonë veprat e mira që la Fadili!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten se ishte i…