Vdes gazetarja kosovare

04 gusht 2019 | 19:45

Sot ndërroi jetë gazetarja dhe poetja e njohur Burbuqe Rushiti.

Burbuqja ka punuar disa vjet në ish Radio Televizionin e Prishtinës, në Redaksinë e Kulturës, ndërsa më pas ishte korrespodente e disa mediave në Turqi përfshirë edhe televizionin “NTV”, shkruan “rtv21.tv”.

Burbuqe Rushiti është autore e disa përmbledhjeve me poezi. Burbuqja është marrë edhe me përkthime në prozë dhe në poezi, si dhe me kritikë letrare.

Varrimi i Burbuqe Rushitit bëhet nesër në orën 17:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë qëndrimit të saj në Kosovë Dua Lipa bashkë me…