Vdes i dënuari në rastin “Bllaca”
14 nëntor 2021
| 13:32
I dënuari me shtatë vjet burg në rastin “Bllaca”, Driton Hajdari, ka vdekur gjatë natës së mbrëmshme.
Këtë e kanë bërë të ditur familjarët nëpërmjet rrjeteve sociale, njofton Klankosova.tv.
Hajdari ishte liruar me kusht për shkak të sëmundjes së sklerozës amfitrofike laterale (ALS).
Ai ishte i dënuar me shtatë vjet burgim në procesin gjyqësor “Bllaca II”, ndërsa ishte gjetur fajtor për veprën penale “Tentim vrasjeje”.
“Njoftojm miqet, shoket dhe far e fisin se pas nje semundje sot ndrroj vllau jon Driton Shaqir Hajdari (ARAPI) varrimi i te ndjerit behet me daten 14.11.2021 . Ne varrezat e Prishtines dragodan me ikindi 14:00”.



