Vdes infermierja Hidajete Krasniqi

05 gusht 2023 | 15:39

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se ka ndërruar jetë infermierja, Hidajete Krasniqi, e cila ka shërbyer për 44 vite ndaj pacientëve për shumë vite edhe si Kryeinfermiere e Repartit të Kirurgjisë.

“Hidajete Krasniqi ka ndërruar jetë sot në moshën 62-vjeçare pas një semundje të shkurtër. Kujtimi për motrën Hidajete Krasniqi për të gjithë që punuan me të do jetë i përjetshëm. Pusho e qetë motra Hidajete Krasniqi”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Altin N. Ademi “Amerika”, kjo fuqi e supremaci botërore, shpresa…