Vdes ish-gjyqtari i futbollit, ngushëllon Vokrri

05 janar 2018 | 22:52

Ka ndërruar jetë ish-gjyqtari në futbollin e Kosovës, Beqir Hoxha.

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka ngushëlluar familjen Hoxha.

Në telegramin e ngushëllimit Vokrri thotë:

E nderuara familje e z. Beqir Hoxhës!

Me pikëllim e dhembje e morëm lajmin për vdekjen e z. Beqir Hoxha, ndaj në emrin tim, të KE të FFK-së, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta Juve dhe gjithë të afërmeve.

Kontributi i Beqir Hoxhës ka qenë shumë i madh sidomos pas pavarësimit të futbollit të Kosovës në ndarjen e drejtësisë dhe më vonë edhe si kontrollorë, duke kaluar shumë sfida. Ishte një njeri i dashur, profesionist i vërtet e i respektuar nga të gjithë.

Z.Beqir Hoxha do të kujtohet gjithmonë me pietet, dhe me respekt nga të gjithë.

Presidenti i FFK-së

Fadil Vokrri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është rritur rivaliteti ndërmjet Unitedit e Chelseat për shkak të…