“Një palaço në bankinë”, Conte i kundërpërgjigjet Mourinhos

05 janar 2018 | 22:17

Është rritur rivaliteti ndërmjet Unitedit e Chelseat për shkak të polemikave të vazhdueshme të Jose Mourinhos dhe Antonio Contes.

Së fundi, portugezi akuzoi sërish Conten se e ekzagjeron shumë me festimet, madje e quajti italianin e Chelseat, ‘një palaço në bankinë’.

Por e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Contes, që tha se Mourinho harron shpejt, pasi të njëjtën gjë bënte edhe ai dikur, transmeton Supersport.

“Mourinho harron shumë shpejt, pasi deri vonë edhe ai festonte në të njëjtën mënyrë. Gjithsesi, më bën përshtypje, që edhe pse është larguar nga bankina e Chelseat, vijon të shikojë rregullisht këtej”, tha me ironi Conte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka…