Vdes ish-presidenti i Bundestagut, Philipp Jenninger

06 janar 20:34

Ish-presidenti i Bundestagut, konservatori Philipp Jenninger, i shtyrë për të dhënë dorëheqjen në vitin 1988 pas një fjalimi kontravers mbi të kaluarën naziste të Gjermanisë, vdiq në moshën 85-vjeçare, njoftoi sot Bundestagu.

Deputet për 21 vite (1969-1990) i Unionit kristian-demokrat (CDU), partia që drejton sot kancelarja gjermane, Angela Merkel, Jenninger vdiq sot”, theksoi Bundestag në faqen e internetit.

I zgjedhur president i dhomës së deputetëve në vitin 1984, ai u përball me një ndërprerje brutale nga karriera politike katër vite më pas.
Më 10 nëntor 1988, me rastin e 50-vjetorit të Natës së Kristalit, kryengritja e kryer nga nazistët natën e 9-10 nëntorit 1938, ai mbajti një fjalim në të cilin përmendi se kush mund të kishin qenë motivet e nazistëve në atë kohë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së dhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka…