Vdes ish-senatori Joe Liberman, ishte mbështetës i madh i Kosovës në SHBA

28 mars 2024 | 00:54

Ish-senatori Joseph I. Lieberman ka vdekur, ka njoftuar familja e tij në një deklaratë të mërkurën. Ai ishte 82 vjeç.

Ai kishte qenë një mbështetës i Kosovës që nga shekulli i kaluar.

Lieberman vdiq të mërkurën pasdite në Nju Jork. Ai kishte pësuar komplikime, tha familja e tij në deklaratë.

“Dashuria e Senatorit Lieberman për Zotin, familjen e tij dhe Amerikën vazhdoi gjatë gjithë jetës së tij të shërbimit në interes të publikut,” tha familja e tij, ka raportuar NBC News.

Në vitin 1998, senatori Lieberman ishte një avokat i zëshëm i ndërhyrjes ushtarake të SHBA-së për të ndaluar masakrat ndaj shqiptarëve në Kosovë. Ai iu bashkua senatorit John McCain në sponsorizimin e një rezolute që autorizonte përdorimin e forcës kundër diktatorit serb Slobodan Millosovic, e cila u ndërmor me sukses nga ushtritë e SHBA-së dhe NATO-s.

Më 29 mars 2007, Senatori Lieberman prezantoi rezolutë me të cilën kërkohej që Shtetet e Bashkuara të mbështesin pavarësinë e Kosovës.

“Nëse Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk miraton një rezolutë që mbështet propozimin e Ahtisaarit në kohën e duhur, Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera në unison duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sigurisht, katër autorët e masakrës në Crocus në Moskë nuk…