Vdes John Hume, fitues i çmimit Nobel për Paqe

03 gusht 2020 | 11:31

Ish-politikani dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqe Johna Hume, ka vdekur në orët e hershme të së hënës në një shtëpi të kujdesit në Londonderry.

Hume u bë i njohur në mbylljen e konfliktit në Irlandën Veriore.

83-vjeçari ishte një nga politikanët me profilin më të lartë në Irlandën Veriore për më shumë se tridhjetë vjet dhe ndikoi në krijimin e rrethanave për t’u dhënë fund përleshjeve në këtë shtet.

Ish-mësuesi për herë të parë fitoi famë gjatë Lëvizjes për të Drejtat Civile në vitin 1968.

Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Socialdemokrate dhe Laburiste në Irlandën Veriore në vitin 1970.

Hume u bë kryetar i kësaj partie më 1979 dhe hoqi dorë nga ky post në nëntor të vitit 2001.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, ka provokuar edhe një…