Vdes këngëtarja Aretha Franklin

16 gusht 2018 | 16:31

Ka vdekur këngëtarja e njohur e muzikës soul, Aretha Franklin në moshën 76-vjeçare.

Franklini vuante nga kanceri në pankreas. Publicisti i saj, Gwendolyn Quinn e bërë me dije lajmin me anë të një deklarate familjare, në të cilën është thënë se “shkaku zyrtar i vdekjes së Franklin ishte për shkak të kancerit të pankreasit”.

Po ashtu në këtë deklaratë është thënë se “është një nga momentet më të errëta të jetës sonë, nuk jemi në gjendje të gjejmë fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen në zemrën tonë. Kemi humbur shkëmbin e familjes sonë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor, nën dyshimin…