Vdes mësuesja e parë e Veselit

01 gusht 17:31

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se sot ka ndërruar jetë mësuesja e tij e parë, Kimete Berisha.

Lideri i PDK-së ka shkruar në profilin e vet  në “Facebook”, se mësuesja e tij ishte model emancipimi për shoqërinë dhe mësuese e mrekullueshme.

Deklarata e plotë e Kadri Veselit:

Sot jam shumë i pikëlluar, sepse mësuesja ime e parë, Kimete Qela- Ymeri, ka ndërruar jetë. Ky lajm i trishtë më mërziti pa masë. Ishte njeri i mirë, grua model emancipimi për shoqërinë dhe mësuese e mrekullueshme. Ishte frymëzim për mua. Nuk do ta harroj kurrë. Ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve! Pushofsh në paqe, mësuesja ime!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Botuesi dhe publicisti Muhamet Mavraj që tridhjetë netë, prej masave…