Vdes motoçiklisti 17-vjeçar në një aksident në Drenas

11 nëntor 2018 | 16:41

Në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit, ka ndërruar jetë një motoçiklist i moshës 17-vjeçare, si pasojë e një aksidenti në komunikacion.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur ndërmjet një automjeti dhe një motoçiklete.

“Rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Zabel i Ulët. Në aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës L.K. 17-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin Prishtinës, Flora Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër do të ndryshojë bota, Do të tretën ëndrrat, idealet...…