NESËR

11 nëntor 2018 | 16:26

Nesër do të ndryshojë bota,
Do të tretën ëndrrat, idealet…
Këngët do të këndohen ndryshe,
Dhe lulet do ta ndërrojnë ngjyrën.

Nesër do të jetë më ftohtë se “sonte”,
Nuk do të ngrohë dielli i mëngjesit,
Në sytë e njerëzve do të bjerë shi, dëborë,
As Drini nuk do ta shuante etjen!

Nesër do të ndryshojnë njerëzit,
Do të shikojnë me gjysumsyri,
Fjalët do t’i qesin në peshojë,
Do të treten të gjitha kujtimet.

Nesër nuk do të lexohet poezia,
Vargjet do të grimcohen, digjen,
Do të ndryshojnë stinët, vitet…
Lumi nuk do të rrjedhë si gjithmonë.

Nesër njerëzit nuk do të jenë si “Sonte”,
Të ngrohtë si rrezet pranverore,
Do ta ndryshojnë pamjen, veshjet, ecjet…
Ani, veç njerëz le të mbeten pashë Zotin!

(Poezi e Ismet Rashitit (meteori) që mori vendin e parë në konkursin letrar të vitit 2005 në revistën “Zëri i largët”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behram Hoti Kosovë e bimë në Tokë Me këmishë t’kuqe…