Vdes në aksident ajror zyrtari i lartë izraelit, dëshmoi kundër Netanyahut

14 shtator 2021 | 12:49

Një aksident ajror ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në ishullin Samos në Greqi, ku një avion i vogël “Cesna” ka ra në në det teksa po fluturonte nga Izraeli.

Haim Geron ishte me bashkëshorten e tij Esti, teksa po fluturonin nga Tel Avivi në Samos, por për shkaqe ende të paqarta avioni ka rënë në det duke shkaktuar vdekjen e të dyve.

Mediat izraelite raportojnë se Geron, një ish-zyrtar i rëndësishëm në Ministrinë e Telekomunikacionit të Qeverisë së Netanyahut, ishte dëshmitar në gjyqin ndaj kryeministrit kur ishte gjykuar për korrupsion, raporton “abcnews.al”.

Kaq ka mjaftuar që gjithçka mbi këtë aksident të mbulohet nga hije të rënda dyshimi mbi shkaqet e përplasjes së avionit në det.

Disa minuta pas aksidentit, rojet bregdetare greke kanë kryer kërkime në zonë duke nxjerrë prej detit trupat e Geron dhe bashkëshortes së tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka bërë apel që të…