KRU ‘Hidrodrini’ apel qytetarëve: Kurseni ujin e pijshëm, ka rënë niveli i burimeve

14 shtator 12:46

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka bërë apel që të kursehet uji i pijshëm.

Sipas KRU “Hidrodrini”, qytetarët duhet ta përdorin për nevoja personale. “Jemi në një periudhë kohe kur reshjet atmosferike mungojnë e si rezultat i kësaj ka rënë niveli i uji në pothuaj të gjitha burimet në rrafsh të dukagjinit. Kjo situatë detyrimisht se reflekton me reduktime! Nisur nga ky realitet, KRU ‘Hidrodrini’, apelon te ju, që ujin ta përdorni racionalisht, për nevoja personale/familjare për pije, higjienë e sanitari. Ujitja e kopshteve dhe hapësirave tjera të gjëra, është veprim i cili, dikë tjetër e lë pa ujë për pije”, thuhet në apelin e KRU “Hidrodrini”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 53 mijë doza të vaksinave “Pfizer” kanë arritur mbrëmë…