Mbërrijnë në Kosovë mbi 53 mijë vaksina “Pfizer”

14 shtator 2021 | 12:42

Mbi 53 mijë doza të vaksinave “Pfizer” kanë arritur mbrëmë në Kosovë, nga kontrata e rregullt që ka Ministria e Shëndetësisë me këtë kompani.

Sipas të dhënave të fundit nga kjo ministri, numri total i vaksinave të dhëna në Kosovë është 1 073 406.

Numri i të vaksinuarve me dozën e parë është 327 mijë e 264, ndërkohë me të dyja dozat është 373 mijë e 071.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menaxherja e projektit në KDI, Jeta Krasniqi, ka marrë pjesë…